Categories Lajme

Statusi i ditës/ Gazetari reagim epik për mbylljen e Taivanit

Gazetari Mentor Kikia duket se ka bërë sot reagimin e ditës, teksa komenton debatin e dy ditëve të fundit lidhur me mbylljen nga tatimet të kompleksit të Taivanit në qendër të Tiranës.

Jo me pak ironi Kikia shprehet se pronari Besnik Sulajt meriton një kërkesë falje nga ana e qeverisë, pasi ai nuk e di se çfarë janë tatimet, pasi nuk ka paguar asnjëherë.

Duke iu referuar këtu veçanërisht kohës kur Sulaj kishte në pronësi ARMO-n, dhe përllogaritet se i ka ende një borxh prej 60 milionë eurosh shtetit shqiptar.

Postimi i Kikisë:

Mbi debatin per bllokimin e Tajvanit

Ka nje debat te gjere keto dite lidhur me bllokimin e kafenese dhe restorantit te kompleksit te njohur mu ne zemer te Tiranes, Tajvan. Debati nuk lidhet me restorantin, por me pronarin. Une mendoj se qeveria duhet ti kerkoje falje Besos per bllokimin e restorantit. Sepse Beso nuk e dinte qe biznesi paguan taksa.

Ai ska paguar taksa ne asnje qeveri. Ai, psh, kishte ne pronesi ARMO-n dhe nuk paguante taksa pasi nuk e dinte se duhej ti paguante. Dhe tatimet nuk e informonin asnjehere. Kur ARMO falimentoi ai kishte akumuluar ca dhjetra miliona euro taksa. Por jo per faj te tij.

Tani qeveria shkon e i bllokon restorantin pa e informuar me pare se duhet te paguaje taksa. Ndaj restoranti duhet liruar e i duhet kerkuar ndjese publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME