Categories Lifestyle

Kjo kurë 100-vjeçare, ul fatalitetin nga covid deri në 57%

Pandemia e Covid-19 sa vjen dhe po përhapet gjithnjë e më shumë në të gjithë botë, për këtë arsye shkencëtarët po përiqen të gjejnë sa më shpejt një vaksinë apo trajtim efektiv. Një studim i ri ka zbuluar se kura trajtimi 100-vjeçare, përdorimi i plazmës të pasur me antitrupa konvulsive, ul 57% nivelin e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital.

Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar. Studimi i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan, ka përfshirë 804 pacientë të moshës 48-70 vjeç, ku pjesa më e madhe ishin burra. Shumica e pacientëve ishin në gjendje kritike për jetën nga Covid-19.

Rreth 13% e pacientëve që morën plasmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plasmën, humbën jetën 25%. Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57%. “Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, janë shprehur shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME