Categories Lajme

Kjo nënë nga Vlora nuk përmbahet dot, flet për djalin e komshiut dhe kujton: I ka rritur me gazep

Në fshatin Gjorm, i cili ndodhet rreth 33 km larg Vlorës, e 40 min larg qytetit, rrethuar nga malet dhe thuajse i shkretuar prej emigracionit, është bërë fshati më i përmendur shqiptar në 6 muajt e fundit nga mediat britanike. Dhe e gjithë kjo falë historisë së Astrit Kapaj.

Në fakt familja Kapaj njihet nga i gjithë fshati Gjorm, edhe përpara se Astriti të arrestohej në Londër. Jo vetëm si familja e një ish të persekutuari, por edhe për faktin se ishin shumë të varfër.

Kjo grua e moshuar, fqinje e tyre prej dekadash, nuk i fsheh dot lotët ndërsa tregon skamjen në të cilën janë rritur Astriti dhe vëllezërit e motrat e tij.

“Ka qenë familje e nderuar në punë dhe në hall të tyre, këta janë rritur që ne qanim me lot kur shkonim, u rritën me gaze psi hallet tona, por këta nuk janë marrë më asgjë”, Lumturi Glluçaj, fqinje e familjes Kapaj.

“Janë rritur shumë keq, i ati ka vuajtur shumë i ka rritur me gazep”, thotë një tjetër fqinj i tyre.

 

Nexhipi, vëllai i madh i Astrit Kapaj ka në pronësi edhe një dyqan të vogël në fshat, të ngritur në tokën e trashëguar nga babai i tyre. Me shumë mund ai ka ndërtuar ndër vite këtë shtëpi, ku më së shumti rri nëna e tij, e që në fakt u pasqyrua në mënyrë jo të saktë nga mediat britanike si shtëpia ku është rritur Astrit Kapaj./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME