Categories Lajme

Kjo ngjyrë do t’ju bëjë të dukeni e veshur shtrenjtë

Ngjyra më e veçantë e sezonit pranverë-verë? Jo, nuk është as e florinjta dhe as argjendi! Ngjyra që bashkon jeshilen me bojqiellin është hija perfekte që do t’i japë një prekje rojale veshjeve tuaja. Pasi ka qenë në qetësi për disa sezone, ngjyra e ashtuquajtur “tiffany” është kthyer për të vendosur rregullat këtë sezon!

Kur mendojmë rreth kësaj ngjyre, menjëherë na vjen në mendje “tiffany” si argjendari dhe Audrey Hepburn si protagoniste… Ky ton në paletën e madhe të ngjyrave do të jetë një ndër ngjyrat më në modë të vitit duke lënë pas shumë të tjera që në perceptimin tonë nuk ikin kurrë nga moda. E përcaktuar si ngjyrë që zbut tonet e errëta me ëmbëlsi, akuamarina krijon kontraste të forta duke i dhuruar look-ut tuaj një prekje më luksoze.

Sugjerimi kryesor që mund të japim rreth kësaj ngjyrë është rregulli i parë që ajo mban me vete: Tipari rojal dhe luksoz që kjo ngjyrë ka, nuk ju lejon ta integroni këtë ngjyrë në kombinimet tuaja sportive. Zgjidheni këtë ngjyrë vetëm në rastet e një look-u të sofistikuar, për shembull kur jeni të kombinuara me një xhaketë maskuline apo me një fustan romantik, më mirë nëse shoqërohet me printe me lule. Mendoni se do ishte një ide e mirë për të guxuar me një total look tiffany?

Edhe pse më sipër thamë se kjo ngjyrë nuk lidhet mirë me veshjet sportive, ju nuk duhet ta përjashtoni atë nga kombinimet e përditshme. Zgjidheni atë gjithmonë në copa të holla siç është pambuku, sateni apo organzat e holla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME