Categories Lajme

“Klientët zgjidhnin mes shumë vajzave”/ I riu flet për qendrën e “masazhit”: Kam çuar shokët, paguanin nga 10 mijë lekë

Qendra e masazheve “Eden” që vetëm emrin në reklamë kishte të tillë, nuk ishte e panjohur për banorët e zonës së ‘Astirit’. Shumë e dinin se brenda saj motër e vëlla, i shfrytëzonin  punonjëset për të ushtruar prostitucion.

Një i ri, banor të zonës, duke ruajtur anonimatin thotë se ka dërguar vetë shokët e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me punonjëset e qendrës së masazhit. Sipas tij, shokët paguanin deri në 10 mijë lekë.

“5-6 i kam çuar me dorën time deri te dera. U kam hapur derën dhe i kam futur brenda. Kanë paguar nga 100 mijë lekë dhe kanë thënë zgjidh çfarë të duash dhe 40 mijë masazhi. Ka gati një vit që ka qenë në funksion. Shokët e mi kanë 2-3 muaj që kanë qenë. 100 mijë lekë. Me 10 veta bëhen 1 milion lekë në ditë”, tregon i riu.

Policia arrestoi Kristiana Halilin, tutore, dhe një punonjëse 20-vjeçare që ushtronte prostitucion, por sipas rrëfimit të të riut për Report Tv, në qendrën e kamufluar të masazheve, punonin edhe vajza të tjera.

“Tre dilnin çfarë do të zgjedhësh për masazh. Shkonin 7-8 veta në ditë. Kam parë deri në moshën 50 vjeç duke u futur. Mosha të reja më shumë. Më mirë një vend tamam se e di që paguar lekët dhe e di që hyn i pastër dhe del i pastër. I kontrollon shteti. Sa na i kanë hapur nga pallatet. Se kemi goca dhe fëmijë. Duke shfrytëzuar për prostitucion në pallat familjarësh. Zbret nga pallati dhe shikon njerëz duke hy në qendër masazhi që e di se për çfarë është”, tha i riu.

Kristos Halili, 23-vjeçar, vëllai i tutores 28-vjeçare, administronte aktivitetin e paligjshëm dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Jashtë kamerave edhe të tjerë banorë të pallatit thonë që kishin kuptuar se në atë qendër nuk ofrohej vetëm masazh, por edhe shërbime të tjera të jashtëligjshme. Banorë të tjerë nuk e mendonin se përtej reklamës si qendër masazhesh, vajzat ushtronin edhe prostitucion.

“Nuk kemi dyshuar ndonjë gjë ne. Shteti duhet të marrë masa sepse nuk janë në të mirë të shoqërisë”, tha një banor.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar. Këtu në ‘Astir’ jam prej vitesh dhe nuk kam dëgjuar gjë. Thjesht respekt kam pasur për atë djalin. Si fytyrë e njoh. Muhabet nuk kam pasur dhe nuk di më tepër”, tregoi një tjetër.

Qendra e masazheve që operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’, është e vendosur në brendësi të pallateve, pranë rrugës kryesore. Edhe në rrjete sociale, kjo qendër nuk ka kursyer publikimet provokuese të vajzave apo ambienteve të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME