Categories Lajme

“Klientëve të mirë u bëhej zbritje”, kapet grupi i trafikut të kokainës në Greqi, drejtohej nga një shqiptar

Pesë persona, mes tyre edhe një grua janë anëtarët e një organizatë kriminale në fushën e trafikut të kokainës, e cila është zbuluar nga autoritetet greke. Sipas mediave greke, grupi drejtohej nga një shqiptar, i cili gjente klientët dhe paguante ambientet me qira të marra nga anëtarët e tjerë të grupit.

Operacioni për arrestimin e tyre është bërë javën e kaluar nga Departamenti i Prokurorisë në Patra, ndërsa personat akuzohen se trafikonin drogë në Achaia dhe Attiki.

Sipas aktakuzës gruaja greke e arrestuar ishte ajo që fshihte lëndën narkotike në ambientet e banesës së saj.

Nuk dihet ende burimi origjinal ku drejtuesi ka gjetur drogën, por janë zbuluar banesat në Pire ku fshihej kokaina. Megjithatë, për të mbuluar gjurmët, anëtarët e organizatës kriminale përdorën një kafene në Neo Faliro që i përkiste një të afërmi të drejtuesit.

“E çuditshmja e kësaj kafeneje është se drejtuesi shfaqet si përgjegjës dhe anëtarët e tjerë si punonjës apo klientë. Siç mësohet, dërgesat e drogës kryheshin aty, ndërsa kishin në posedim edhe një “telefon shërbimi” që e përdornin për të komunikuar me klientët. Paratë i merrte gjithmonë drejtuesi i cili informohej me çdo detaj se si shkonte trafiku i drogës. Ata kishin në dispozicion edhe automjete që përdoreshin edhe për të fshehur drogën”, thuhet në dosjen hetimore, raportojnë mediat greke.

Klientëve të mirë u bëhej zbritje

Anëtarët e trafikut të drogës përdornin edhe kode, me qëllim për të mos u zbuluar.

Çmimi i shitjes për një gram ka qenë 50 euro ndërsa gjysmë grami është shitur për 30 euro. Klientëve të mirë u është bërë edhe zbritje në çmim. Ndërsa ata që nuk paguanin nuk merrnin derisa të paguanin ose të shlyenin borxhin.

Klientela e tyre ishte e mjaftueshme dhe vetëm brenda pak ditësh nga data 8 deri më 23 maj kishin arkëtuar 5850 euro nga shitja e kokainës dhe kanabisit.

“Isha në vendin e gabuar në kohën e gabuar”

28-vjeçarja greke e akuzuar për këtë çështje mohon të gjitha akuzat. Avokati i saj, Giorgos Simos, tha për gazetën “Patris”: “Klientja ime nuk ka asnjë lidhje me akuzat. Ajo është një vajzë që ka vuajtur në jetën e saj që në moshë shumë të vogël.

I bashkakuzuari i saj ka qenë ai që i ka siguruar strehim dhe kanë krijuar një marrëdhënie personale.

Ajo, si të tjerat, është përdoruese droge, pasi të gjithë kërkonin të gjenin sasi të vogla droge për të plotësuar nevojat e tyre dhe kjo është arsyeja që të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Duke kërkuar falje, ajo deklaroi se është e pafajshme. Megjithatë, qëndrimi i mbrojtjes është se ajo ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar, nuk ka të bëjë me sasinë e gjetur në shtëpinë ku jetonte, nuk ishte e saj dhe as nuk donte të ishte.

Marrëdhënia e vetme që ka me të akuzuarin është tërësisht personale, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë kontakt me sasinë, siç është konstatuar gjatë hetimeve. Ai do të bëjë kërkesë për lirim nga burgu duke paraqitur provat e kërkuara”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME