Categories Lajme

Klosi publikon shifra: 850 mijë turistë të huaj deri në gusht! Liruam 30 mijë m2 plazh vetëm në Durrës

-Nga aksioni anti-informalitet në qarkun Durrësit janë liruar 30 mijë m2 plazhe publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga pronarë biznesesh.

Ditën e sotme është mbledhur Task Forca, ku të pranishëm ishin ministri Blendi Klosi dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako. Kjo e fundit vuri në dukje se këtë sezon turistik parashikohen të grumbullohen 10 milion lekë më shumë, krahasuar me një vit më parë.

“Nëse vjet janë mbledhur 40 milionë lekë, këtë vit parashikohen 50 milionë lekë të reja”- tha Sako duke siguruar se aksioni do të vazhdojë në të gjithë vijën bregdetare. Deri tani janë liruar hapësira në plazhin e madh, sektorin Rinia, Currila dhe shkëmbin e Kavajës.

Duke folur me gjuhën e shifrave, ministri Klosi evidentoi që në muajin gusht ka pasur një rritje të turistëve të huaj që kanë ardhur drejt Shqipërisë.

“Numri i pasaportave të huaja që kanë hyrë deri më sot për muajin gusht është rritur me 10% krahasuar me gushtin e një viti më parë, duke shënuar 850 mijë pasaporta të huaja deri më 17 gusht”, tha Klosi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME