Categories Politike

KLP emëron për tre muaj prokurorë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin që për tre muaj të emërojë disa prokurorë dhe drejtues prokurorish në rrethe, një vendim qarkullues, pas përhapjes së pandemisë të koronavirusit. KLP ka emëruar kreun e Prokurorisë së Matit, drejtuesin e Prokurorisë së Dibrës, si dhe janë bërë transferime të prokurorëve nga një rreth i vendit në tjetrin. Prokurorët e emëruar janë Abaz Muça, Anton Martini, Donika Prela dhe Rifat Rojku.

Njoftimi: Në kuadër  të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 me qëllim për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve dhe administratës së Këshillit, mbarëvajtjen e punës dhe vijimësinë normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetancave në ambjente të shëndetshme dhe kufizimin dhe parandalimin e transmetimit të infeksionit ambjente të punës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që mbledhja të zhvillohet me anë të vendimeve qarkulluese.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbështetur në nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 59 pika 1 dhe 4, të Ligjit 96/2016 “Për statusin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe në Rregulloren “Për caktimin e përkohshëm të prokurorëve” miratuar me Vendimin nr.64, datë 15.04.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me propozim të Komisionit për Zhvillimit e Karrierës, ka vendosur në mënyrë unanime të miratojë projektvendimet për caktimet e përkohëshme për një afat tre mujor nga data 19.06.2020 deri më 18.09.2020, si vijon;

Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Abaz Muça, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”; Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”;

Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Donika Prela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”; Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Rifat Kojku, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME