Categories Lajme

KLP mblidhet on line, emërohet unanimisht si prokurore në SPAK, Manjola Kajana

Në kushtet e distancimit social, si rezultat i pandemisë COVID19, është mbajtur gjatë paradites së sotme përmes platformës on-line, mbledhja e 63-të e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mbledhja është organizuar si gjithnjë në praninë e të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe përfaqësuesëve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhguesë tё tjerë tё akredituar.

Pasi ka verifikuar plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të parashikuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, në referencë të vendimit të tij, nr.137 datë 16.07.2019 “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme”, si dhe të Vendimit të KPA-së , datë 10 korrik 2020, për lënien në fuqi të vendimit nr.162 datë 19.06.2019 të KPK-së “Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Manjola Kajana”,

Këshilli ka vendosur unanimisht emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) znj. Manjola Kajana për një mandat 9 (nëntë) vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Me emërimin e saj, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë. Me këtë rast, kryetari Gent Ibrahimi i bëri edhe një herë thirrje organeve të Vettingut për të përshpejtuar afatet për verifikimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për dy prokurorët e mbetur, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, pjesë e listës së sipërpërmendur. Ditën e nesërme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME