Categories Lajme

Klubet në Itali, plot 54 futbollistë në skadencë kontrate në fund të muajit

Futbolli italian po vijon përgatitjet për t’iu rikthyer normalitetit, ndonëse fillimisht pa praninë e tifozëve, ndërsa klubet tani do të duhet të mendojnë për një tjetër problematikë. Kjo pasi plot 54 futbollistë të skuadrave të ndryshme të Serisë A, do të jenë të lirë në fund të 30 qershorit, pasi u përfundon kontrata ose marrëveshja e huazimit dhe do të duhet t’u bashkohen klubeve që kanë pronësinë.

Shpesh është folur për një zgjidhje, por deri tani Liga nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim, ndërsa gjasat më të mëdha janë që klubet të angazhohen në zgjidhje individuale me çdonjërin prej lojtarëve. Kështu duke nisur nga Juventusi, Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon janë dy futbollistët që prej 1 korrikut nuk do të kenë më detyrime ndaj klubit dhe bardhezinjtë kanë nisur punën për të rinovuar bashkëpunimin me ta.

Duke qenë se bëhet fjalë për dy futbollistë legjendarë të klubit, nuk pritet të ketë vështirësi për të gjetur gjuhën e përbashkët, por më shqetësuese mbetet situata në klube të tjera, që kanë një numër të lartë futbollistësh të huazuar. Një situatë e komplikuar paraqitet te Verona, që ka shumë futbollistë në huazim, përfshi këtu edhe emra si Amrabat dhe Rrahmani, të cilët i ka shitur na janar, por i ka mbajtur në huazim deri më 30 qershor.

Përveç këtyre, edhe mesfushori portugez Miguel Veloso, ashtu si trajneri Ivan Juriç, do të jenë të lirë pas 30 qershorit, datë kur u përfundon edhe kontrata, ndaj presidenti i veronezëve do të ketë shumë punë gjatë këtyre ditëve, për të ruajtur të pa cënuar skuadrën deri në fund të sezonit. Te Milani nuk kanë ende një marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me yllin e skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, ndërsa edhe mesfushori Bonaventura do të jetë i lirë prej 1 korrikut, duke zvogëluar mundësinë e zgjedhjeve për trajnerin Pioli.

Nuk ka mbetur pa u prekur prej kësaj situate edhe Interi, që do të duhet të zgjasë të paktën përkohësisht huazimin e Alexis Sanchez, ndërsa edhe Borja Valero e Sensi nuk do të kenë detyrime kontratuale pas datës 30 qershor. Për mesfushorin spanjoll mund të ketë një kontratë të re dy mujore, duke qenë se është lojtar i lirë, ndërsa për Sensin, zikaltrit do të duhet të ushtrojnë të drejtën e blerjes deri në fund të muajit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME