Categories Lajme

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mbyll fushatën në Tiranë, Belind Këlliçi: Hyra në garë i bindur në nevojën për ndryshim! Urbani falas dhe nënkalimi te sheshi Skënderbej, realitet pas 14 majit

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”ka mbyllur sot fushatën elektorale në Tiranë.

Kandidati për Bashkinë e kryqytetit, Belind Këlliçi u shpreh se ishte i vetëdijshëm që gara për Tiranën mund të mos ishte e barabartë, por ishte njëkohësisht i bindur për nevojën për ndryshim.

Ai ka renditur premtimet e tij për punët që do të bëjë në kryeqytet duke nisur nga autobusi falas për qytetin dhe fshatrat e deri tek rindërtimi i Teatrit Kombëtar.

“Kam hyrë në këtë garë i vetëdijshëm që mund të jetë e pabarabarta, por i vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë dhe forcën e PD, familjes sime politike. Beteja të dielën është një arsye shumë e madhe për të bashkuar votat. Nuk ka të madh e të vogël e të madh në Tiranë që nuk e di se Belind Këlliçi pas 14 majit do e bëjë autobusin falas në qytet e në fshat.

Kur dhashë këtë premtim të mirëmenduar me ekspertët më të mirë të PD gjithkush mendoi si do të bëhej, por kur ka 430 mln euro për inceneratorë fantazmë, nuk dilkan për pensionistët dhe studentët. Paratë nga dheu do i nxjerrë Belind Këlliçi e do e bëjë autobusin falas.

E dini ç’kritikë kam marrë deri tani? Kushton pak më kanë thënë për nënkalimin. Jetojmë në një vend ku rrugët ndërtohen me 24 milionë euro.

Nëse do të kisha thënë 40 mln euro do isha djalë i zgjuar si këto të tjerët. Nuk do lë njësi në Tiranë pa kopshte shkolla e çerdhe, paratë tuaja nuk do i prek e nuk do i vjedh po do i kthej në shërbime për ju.

Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, ky qytet do i kthehet vlerave, identitetit dhe qytetarëve. Na ndajnë vetëm 48 orë nga largimi i Erion Veliajt nga bashkia e Tiranës.

Karrigia është e përkohshme, fytyra është e përjetshme. Unë fytyrën e kam të përjetshme.

Mesazh për qytetarët që kanë frikë se mos të dielën kontrollohet vota, Belind Këlliçi i përket një gjënerate të lirë, nuk i ndaj punonjësit e administratës të majtë e të djathtë. Por patronazhistët të paketojnë plaçkat se nuk do kenë më punë në bashki pas 14 majit”, tha Këlliçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME