Categories Sport

Kombëtarja fitore ndaj modestëve të Andorras, mbyllin kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë

Shqipëria i mbyll kualifikueset e “Katar 2022” me fitore minimale 1-0 kundër Andorrës, duke u renditur në vendin e tre me 18 pikë, një rekord për kombëtaren tonë deri më tani. Ndeshja kundër Andorrës nuk ishte fantastike, madje të besuarit e Edy Reja patën goxha probleme në pjesën e parë. Në fillim ishte Strakosha shpëtimtari, kurse më pas shtylla e shpëtoi nga një gjuajtje e Rosas.

Në fund Shqipëria i afrohet golit me Roshin, por shtylla ndali anësorin e kombëtares sonë. 0-0 pjesa e parë, ndërsa në të dytën Bajrami tentoi nga distanca dhe më pas Uzuni u ndal në vijë fatale. Beratasi fitoi penalltinë vendimtare në minutën e 71-të, ndërsa dy minuta më pas Çekiçi e ekzekutoi saktë dhe realizoi golin e fitores për Shqipërinë.

ANGLIA DHE HUNGARIA – Anglia ka qenë e pamëshirshme kundër San Marinos, edhe pse një biletë në Katar 2022 i duhej vetëm një pikë. Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate nuk u kursye, duke shënuar 10 gola ndaj skuadrës modeste që kishte përballë.

Katër gola u shënuan nga Harry Kane në pjesën e parë, dy me penallti, ndërkohë që sikurse ndaj Shqipërisë ndeshjen e zhbllokoi Harry Maguire me një gol të shënuar me kokë. Polonia, që e kishte siguruar vendin e dytë, nuk “theu këmbët” me Hungarinë në shtëpi dhe në fund doli e mposhtur me rezultatin 1-2. Gazfad 10 minuta nga fundi realizoi golin trepikësh në portën e polakëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME