Categories Lajme

Komisioni i Rithemelimit voton sot primaret për kandidatët e 6 marsit, nis procesi në 9 qendra

Komisioni i Rithemelimit ka nisur sot votimin për kandidatët për kryebashkiakë në 6 bashkitë e vendit. Votimi në 9 qendrat e votimit(3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri pasdite. Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme dhe i bën thirrje anëtarëve të PD të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në vendoret e 6 Marsit.

Njoftimi

Të 9 Qendrat e Votimit (3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) janë hapur në orën 8. Procesi i votimit ka nisur i qetë e pa probleme.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton cdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojne vendimmarrjen te anëtarësia.

Komisioni do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare.

Më poshtë janë kandidatët:

DIRËR

1.Behar Baudin Dema, ekonomist

2.Dafina Bajrarn Muda, psikologe

3.Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS

1.Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

  1. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJE

1.Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2.Elton llir Bano, jurist- avokat

3.Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4.lndrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

RROGOZHINË

  1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2.Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3.Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4.Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori-gjeografi

5.Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR

  1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist

3.Astrit Myfid Bushati, Jurist

4 .Bardh Ali Spahia, Mjek

5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist

6.Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË

1.Luan Gani Beta, Inxhinier

2.Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME