Me afrimin e fund vitit, kompania e pllakave e parketeve, hidro sanitareve e mobilieve Billa sjell traditën e ndryshimit sezonal të stokut. Kjo e bën Shqipërinë, destinacionin e preferuar për klientët e vendeve fqinje për të gjetur çmimet më të mira në rajon. Rreth 1.8 milion metër katror pllaka janë blerë për nevojat e degëve të kompanisë në Belgjikë dhe Spanjë, duke mundësuar nxjerrjen në ofertë në Shqipëri të 220 mijë metër katror pllaka e laminate dhe 25 mijë artikuj hidro sanitare, ekuivalenti i plotësimit të 2500 familjeve. Oferta që do të zgjasë deri ditën e fundit të vitit synon të hapë një sinjal pozitiv jo vetëm për këtë industri, por për të gjithë ekonominë e vendit. E krijuar në vitin 2007, sot Billa renditet si distributori kryesor në rajon. Ajo është një nga shembujt më të suksesshëm të sipërmarrjes shqiptare me një shtrirje të shpejt edhe në tregun evropian, duke hapur tre showroome të reja në Belgjikë dhe aktivizimin e degëve të distribucionit në Spanjë. Oranews

