Categories Teknologji

Kompania e njohur pritet të tërheqë 2.2 milion makina nga tregu

Volvo, kompania suedeze e automjeteve ka njoftuar së fundmi se do të tërheqë 2.2 milion makina në të gjithë botën. Arsyeja e kësaj tërheqjeje është zbulimi i një defekti në rripin e sigurisë. Sipas asaj që njoftoi kompania, ky është një defekt jashtëzakonisht i rrallë ndërsa kjo është tërheqja më e madhe nga tregu e automjeteve që ka bërë ndonjëherë Volvo.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë incident të shkaktuar nga ky defekt, por zëdhënësi i kompanisë theksoi se tërheqja e automjeteve është një masë paraprake për të shmangur çdo gjë të padëshiruara.

Defekti në fjalë ka ndodhur në 8 modele të Volvo të prodhuara mes viteve 2006 – 2018. Konkretisht, bëhet fjalë për modelet S60, S60 Cross Country, V60, V60 Cross Country, XC60, V70, XC70 dhe S80. Pronarët që kanë në zotërim këto mjete do të njoftohen nga Volvo ndërsa sipas kompanisë, defekti do të riparohet deri në fund të vitit pa asnjë kosto për pronarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME