Categories Kuriozitete

Zakonet që kanë këto shtete do t’ju lënë me gojë hapur

Njerëzit kanë mënyrën e vet të të bërit të gjërave. Nuk është për tu habitur nëse për një vend diçka është krejtësisht normale, për një tjetër mund të jetë e kundërta.  Bright Side ka renditur disa nga zakonet që kanë vende të ndryshme që mund të konsiderohen si fyese, por për disa të tjera janë normale.

Në vendet perëndimore, lënia e një bakshishi tregon një veprim zemërgjerë ndaj punonjësve të shërbimit. Por, për vendet aziatike si Koreja e Jugut, Kina apo Japonia bakshishi merret për ofendim dhe nuk është një zakon.

Në vendet perëndimore nuk është zakon që tavolina të ndahet me të tjerë, ndërsa në Japoni kjo mund të ndodhë në mënyrë që njerëzit të konsumojnë sa më shpejt, dhe të shmangen restorantet e mbushura plot.

Vendet e Amerikës Latine e konsiderojnë puthjen në faqe si një përshëndetje midis dy miqve. Për disa vende të Lindjes së Mesme, si Izraeli dhe Egjipti, një burrë që puthet me një mik mashkull konsiderohet si një sjellje e zakonshme, por nëse kjo ndodh me seksin e kundërt në publik është e paligjshme. Në përgjithësi, vendet e Azisë Lindore, e konsiderojnë pushjen në publik si të papërshtatshme.

Në disa vende perëndimore, konsiderohet e papërshtatshme afrimi me dikë, veçanërisht me persona të gjinisë së kundërt. Në disa vende, veçanërisht ato me popullsi të madhe si Kina, hapësira personale shihet si një luks dhe grumbullimet e mëdha shihen si normale.

Në Kinë, ngrënia e të gjithë ushqimit të servirur shihet si një shenjë se jeni akoma i uritur dhe mikëpritësi nuk ju ka dhënë aq sa duhet, ndërsa në Indi dhe Japoni moskonsumimi i të gjithë asaj që iu është servirur merret si fyerje.

Disa vende, si Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, kanë një lloj kulture të ndarjes. Kur është fjala për të ngrënë jashtë me miqtë, shpesh njerëzit e ndajnë ushqimin me një pjatë të madhe. Ndërsa, në Perëndim kjo konsiderohet e papastër, madje edhe për familjarët.

Në Kinë, e folura me zë të lartë konsiderohet si diçka normale. T’i flasësh një kamarieri me zë të lartë për të tërhequr vëmendjen e tyre, konsiderohet e pranueshme. Por, në vendet perëndimore kjo konsiderohet si mosrespekt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME