Categories Lajme

Kompjuteri nuk njeh mik! Kadastra me aplikacion të ri: Shërbim brenda 48 orëve, me pagesë më të lartë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vendosur në shërbim të qytetarëve shërbimin e përshpejtuar elektronik, me anë të së cilit dokumentet do merren për 48 orë, jo si më parë për 10 ditë. Deri, tani ky shërbim u është vënë në dispozicion noterëve dhe së shpejti  tjetër për të gjithë qytetarët.

ASHK ka përdorur sistemin elektronik për të gjitha shërbimet kadastrale për rreth një muaj, duke zhdukur sipas saj dhënien e ryshfeteve nga ana e qytetarëve për të kryer shërbimet më shpejtw se të tjerët dhe pa radhë.

Tashmw është krijuar shërbimi më i ri për të përshpejtuar marrjen e dokumenteve.

“Kompjuteri nuk njeh mik”, është shprehur kreu i Kadastrës, Artan Lame dhe ky sistem elektronik u krijua me qëllimin për të zhdukur fenomenin e nepotizmit që, sipas tij ekziston në Shqipëri.

Me anë të shërbimit të ri elektronik secili qytetar që kërkon shërbimin kadastral në mënyrë të përshpejtuar do të ketë mundësinë ta bëjë këtë gjë, por me një kosto shtesë.  Përsa i përket çmimeve të shërbimit të përshpejtuar nuk ka detaje, por theksohet se si çdo shërbim tjetër do të ketë një pagesë më të lartë. Afati që duhet të presin qytetarët përsa i përket  procedurave kadastrale në gjendje normale është 10 ditë, ndërsa me shërbimin e përshpejtuar është 48 orë.

“Sidoqoftë, problemi mbetej, pasi gjithmonë do të ketë qytetarë apo subjekte që, për një arsye apo një tjetër, kanë nevojë që të shërbehen jashtë radhe. Për arsye nga më të ndryshmet, pjesëmarrje nëpër tendera, kërkesa për kredi, afate të limituara, e deri të llojit dua të mbaroj punë deri nesër sepse do iki në Amerikë pasnesër. Në këto kushte u përgatit dhe, prej disa ditësh ka hyrë në funksionim, një shërbim i ri i quajtur “Aplikim me Procedurë të Përshpejtuar”. Pra qytetari që ka nevojë ta përfundojë brenda 48 orësh, një shërbim normal me afat 10 ditor, tani mjafton që, gjatë plotësimit të procedurave të aplikimit, të përzgjedhë shërbimin APP dhe shërbimi do t’i jepet brenda 48 orësh. Natyrisht që ky shërbim ka një shtesë: Kushton më shtrenjtë sesa shërbimi normal”, shkruan Lame në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME