Categories Lajme

Konferenca vjetore e BSH-së, Meta: Bankat efektivitet të ulët, nuk po u japin kredi shqiptarëve (VIDEO)

Duke folur në konferencë vjetore të Bankës së Shqipërisë, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shprehur shqetësime mbi ecurinë e ekonomisë në vendit tonë.

Shqetësimin më të madh, Presidenti Meta e lidhi me dhënien e kredive, duke u shprehur se ka pasur një rënie të tyre vitet e fundit.

E këtë rënie, Meta e ka lidhur me sundimin e ligjit në vendin tonë, ndërsa ka kërkuar që të ketë përmirësim në këtë drejtim, çka do të sillte edhe përmirësim në ekonomi.

“Mbetet shqetësim që bankat në Shqipëri, nuk kanë shumë efekt. Gjatë 10 viteve të fundit, Shqipëria ka nivelin më të vogël të kredive. Një nga arsyet që bankat kanë stopuar në dhënien e kredive, është sundimi i ligjit.”, -tha Meta.

Ndërsa, nga ana tjetër, Meta ka vlerësuar ndërhyrjen e Bankë së Shqipërisë në disa momente kyçe të ekonomisë, siç ishte rasti i euros, duke bërë që banka të fuste më shumë lekë në tregun e brendshëm.

Meta ka theksuar se investimet europiane në ekonominë shqiptare, kanë ndikuar për rritjen ekonomike.

“Investimet e vendeve europiane në ekonominë shqiptare kanë dhënë ndikim për rritjen ekonomike. Po ashtu edhe goditjet e jashtme kanë dhënë tepër ndikim në ekonomik.  Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë ku duhet në momentin e goditjeve, si në rastin e euros.”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME