Categories Lajme

Konflikt mes vëllezërve për pronën, nipi godet me sende të forta xhaxhanë në Fushë-Krujë

Një krim në familje është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një 30-vjeçar ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Hasan.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet A.G., ndërkohë që ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë dhe për babain e tij, shtetasi me inicialet XH.G., i cili u përfshi në konflikt.

Të njëjtat burime sqaruan se shkak i sherrit që degjeneroi në dhunë ka qenë për motive pronësie.

Të dy, babë e bir, akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti kanë goditur me mjete të forta në afërsi të banesës së tij, shtetasin F.G.,45 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME