Aktori Romeo Veshaj duket se ka një preferencë me këngëtaret. Pas ndarjes me Jonida Maliqin, ai është parë pranë Fifit, me të cilën ka postuar edhe në rrjetet e tij sociale.
Krah Romeos në një video në Instastory, Fifi ka shkruar: “A do të bëhesh Romeo im?”.
Ta ketë pranuar vallë propozimin aktori i humorit?
Disa javë më parë, ishte Jonida Maliqi ajo që u shpreh se ishte ‘single’ duke pranuar edhe ndarjen nga i dashuri shumë herë më i vogël, Romeo.
