Categories Lajme

Konflikti me të dashurën, portieri i Partizanit u vetëhodh nga kati i gjashtë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e një dite më parë që tronditi botën e futbollit, por edhe opinionin publik

Burime për Report TV bëjnë me dije Aldo Teqja, portieri i dytë i Partizanit është vetëhedhur nga kati i gjashtë ku jeton, ndonëse ditën e djeshme klubi dhe FSHF-ja e raportuan fillimisht si një aksident. Shkak për këtë, referuar po të njëjtave burime, ka qenë konflikti me partneren, që e shtyu 24-vjeçarin të merrte këtë vendim drastik. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një prononcim për Report Tv nga spitali  Traumës, mjekët kanë bërë me dije si ai ka shembje në mushkëri dhe trup, por që asgjë nuk mund t’i rrezikoj jetën.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta si nga tifozë, FSHF-ja, por skuadrat e futbollit.  Dita e djeshme ka qenë një e “shtunë e zezë” për botën e futbollit, pasi përveç tentativës, fatmirësisht të dështuar, të gardianit të portës së skuadrës kyeqytetase për të vrarë veten, ndërroi jetë edhe futbollisti i ekipit të moshave të reja të klubit të Kastriotit, Erjon Ruçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME