Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër për herë të tretë. Ata tani janë pesë dhe janë rrugës për të krijuar familjen e madhe që ëndërrojnë.
Çifti nuk e ka konfirmuar ende lajmin, megjithatë sipas asaj që shkruajnë mediat rozë, fëmija ka ardhur në jetë vetëm disa orë më parë.
Aktorët janë martuar në vitin 2012 dhe janë prindër edhe të dy vajzave, James 4 vjeç dhe Inez 2 vjeç.
Edhe më herët çifti ka deklaruar se dëshiron një familje shumë të madhe, madje kanë thënë se nëse do të kishin mundësi do të bënin edhe 30 fëmijë.
Klan Plus
