Categories Lajme

Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit, Rama tregon historinë me Klinton: Jam i gatshëm të takohem me Ambasadoren e Palestinës!

Ndërsa është bërë një javë nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, Shqipëria është pozicionuar haptazi përkrah Izraelit. I pyetur nga gazetarja Alice Taylor në podkastin “Inside Albania”, Kryeministri Edi Rama shpjegoi me pak fjalë përse Shqipëria mban këtë qëndrim.

“Në thelb, terrorizmi nuk mund të normalizohet kurrë. Ata që e shohin situatën nga këndvështrime të ndryshme duhet të mos harrojnë se ata njerëz [izraelitët] luftuan për mijëra vite për të pasur një shtëpi dhe për t’u kthyer aty.”

Sipas Ramës, në konfliktin për territor mes palëve, edhe palestinezët meritojnë të kenë një vend që mund ta quajnë shtëpi.

“Absolutisht nuk ka kuptim të kthehesh në shtëpi pa gjetur një zgjidhje që edhe të tjerët të kenë pjesën e tyre në atë hapësirë, të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Jemi në një botë të lirë, ku ekziston shansi. Por padyshim nuk ka shanse për ta relativizuar dhe normalizuar situatën, si dhe për të shkuar në ekstremin tjetër. E vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet është duke punuar shumë për të arritur paqen,” theksoi Rama.

I pyetur nga gazetarja Alice Taylor, nëse është takuar me ambasadoren e Palestinës në Tiranë pas nisjes së sulmeve të Hamasit, Rama u përgjigj kështu:

“Ajo është një grua shumë e këndshme dhe kam shumë respekt për të. Nuk ka kërkuar të më takojë. Nëse më kërkon, do ta takoj me kënaqësi.”

Ndërsa vijojnë sulmet nga të dyja palët, bilanci i viktimave është rritur.

Izraeli i ka bërë thirrje 1.1 milion palestinezëve në Rripin e Gazës të zhvendosen në jug të territorit, ndërsa OKB e ka konsideruar të rrezikshme kërkesën për evakuim në masë.

Mbi 1,300 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael që nga nisja e sulmeve të Hamasit, ndërsa bilanci i viktimave në Rripin e Gazës kalon 2,000 të vrarë, pas kundërpërgjigjes izraelite.

Kryeministri ndau edhe një histori të përpjekjes për paqe mes palëve, që Presidenti Bill Clinton ia kishte treguar në darkën e organizuar për nder të vizitës së tij historike në Tiranë në korrik.

“Presidenti Clinton më tregoi se pak javë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, kishte në tavolinë marrëveshjen më të mirë të paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Izraelitët ranë dakord, se do e firmosnin. Yasser Arafat ra dakord, se do e firmoste.

Një ditë më pas, Yasser Arafat e telefonoi dhe i tha se pavarësisht faktit që Clinton kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për Palestinën, se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme, ai nuk do ta firmoste. Clinton e pyeti nëse Arafat ishte i vetëdijshëm se kjo mundësi e artë ndoshta nuk do të vinten më në tavolinë dhe Arafat i tha se e dinte por nuk do firmoste.

Shikoni çfarë tragjedie me përmasa të tmerrshme është shpalosur ndër vite, sepse një lider nuk pati guximin dhe trimërinë për t’i dhënë fund,” shtoi Rama, duke sqaruar se Presidenti Clinton i kishte lënë porosi për ta përcjellë këtë histori edhe te “miqtë e tij në Kosovë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME