Categories Lajme

Konflikti tragjik me armë mes shqiptarëve në Itali për një vajzë, identifikohet 23-vjeçari që u vra në mes të rrugës

Festa mes shqiptarëve në një lokal, disa gota më shumë, e ndoshta edhe një ngacmim në drejtim të një vajze, dyshohet se u bënë shkak për një ngjarje të rëndë mbrëmjen e së premtes në Turbigo të Italisë. Sherri në lokal u përmbyll tragjikisht me të shtëna armësh në rrugë. Bilanci është i rëndë. Një djalë vetëm 23-vjeç mbeti i vrarë. Ai është identifikuar nga mediat italiane si Emanuel Rroku.

I riu shqiptar humbi jetën në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 34-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u dhunua nga miqtë e viktimës. Një 30-vjeçar tjetër, mbeti i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë.

Sipas të dhënave të deritanishme të hetuesve, 34-vjeçari nxori pistoletën duke plagosur fillimisht në këmbë 30-vjeçarin. Personat e tjerë që ndodheshin në festë, rrethuan autorin i cili vijoi të qëllonte me armë. Pikërisht në këtë moment një prej plumbave kapi në qafë 23-vjeçarin Emanuel Rroku, i cili gjeti vdekjen pak orë më pas në spitalin e Legnano-s.

Arma e përdorur në këtë ngjarje, një pistoletë e kalibrit 6,35 ishte e denoncuar e zhdukur në 2017-n, në provincën e Como-s.

Vrasësi i dyshuar u neutralizua nga miqtë e viktimës, që e goditën me shkelma e grushta derisa mbërritën karabinierët e Legnano-s dhe e arrestuan. Ai u dërgua më pas në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet mësohet se kanë marrë dëshmi të shumta dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME