Categories Showbiz

Konkurrentja e re e shtëpisë së “Big Brother” është ish-e dashura e Dj Dagz?

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë hyrë plot pesë banorë të rinj, koreografi Tan Brama, Elton Merja, balerin dhe koreograf, këngëtarja e njohur Xheisara, tenisti dhe ekonomisti Arbër Sulstarova, si dhe Egzona Rafuna moderatorja nga Kosova.

Kjo e fundit u përfol gjatë në media për raportin e krijuar me Dj Dagz, sipas shkrimeve të publikuara nëpër rrjete sociale supozohet se moderatorja është ish e dashura e Arbër Gumnishtës (DJ Dagz-it).

Ky supozim erdhi si pasojë e një deklaratë të bërë nga ish-banorja e “Big Brother” Florentina Halili ku është shprehur duke thënë: “Se mos i fusni DJ Dagzit atë ishin e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”.

Vetëm nga kjo fjali lajmi më pas është bërë viral në të gjitha rrjetet sociale, nga ku është parë edhe nga moderatorja e njohur e Kosovës.

Por në fakt vetë Egzona ka mohuar gjithçka. Mbrëmjen e djeshme në momentin kur moderatorja ka hyrë brenda shtëpisë së ‘Big Brother-it” ka deklaruar se Dj Dagz është thjesht miku i saj dhe se kanë një raport që nuk kalon përtej miqësisë.

Kjo gjë është vërtetuar më së miri edhe nga fotot e publikuara në mediat rozë, ku shihet qartë Dj Dagz pranë ish të dashurës së tij e cila nuk është Egzona Rafuna por gazetarja Ariana Berisha, me të cilën ka pasur një lidhje mjaft të gjatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME