Categories Lifestyle

Konsumoni disa kafe në ditë? Nëse keni këto, duhet të ndaloni

Ju pëlqen shumë kafeja? E kujt jo! Të jep energji, të hap sytë në mëngjes dhe ka një shije dhe aromë fantastike. Megjithatë si gjithçka e mirë edhe ajo duket konsumuar me kujdes. Po si mund ta kuptojmë nëse po e teprojmë me kafenë dhe që po na bën keq? Nëse shfaqni këto simptoma është e këshillueshme të kontrolloni sasinë e kafeinës.

Probleme me stomakun dhe zorrën e trashë Kafeja ka një efekt laksativ. Kur konsumoni më shumë kafe seç duhet, zakonisht mund të keni probleme me jashtëqitjen, në disa raste edhe diarre. Ndiheni të lodhur ditën tjetër Kafeja stimulon sistemin nervor për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe gjithashtu përmirëson performancën fizike me 11-12%. Por ka një anë të keqe. Studimet tregojnë se pasi pini shumë kafe, mund të ndiheni të lodhur ditën tjetër dhe të përballeni me përgjumje.

Keni ankth Dozat e larta të kafeinës sjellin një gjendje ankthi dhe nervozizmi. Nëse vini re se bëheni nervoz shumë shpejt, bëni mirë të kontrolloni sasinë e kafeinës. Përjetoni pagjumësi Kafeina ju mban zgjuar dhe mund të ketë pasoja për gjumin. Studiuesit kanë treguar se konsumi i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur.

Keni rrahje të shpeshta të zemrës dhe përjetoni lodhje Efekti i rrahjeve të shpejta të zemrës nuk shfaqet te të gjithë njerëzit, por gjithsesi është i zakonshëm. Është vërtetuar që një efekt i tillë është më i përhapur te të rinjtë. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me presionin e gjakut.

Ndiheni të varur prej sajStudimet kanë treguar se kafeina rrit metabolizmin me 3-11%. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm pasi disa njerëz janë jotolerantë ndaj kafesë dhe efekteve të saj negative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME