Categories Lajme

Konsumoni shegë, vlen kundër plakjes së organizmit

Që nga lashtësia e deri në ditët tona, shega mban kurorën e frutit plot vlera shëndetësore dhe medicinale, simbol i shpresës dhe bollëkut. Në Shqipëri shega është mijëra vjeçare. Gjurmët më të vjetra në trojet tona janë gjetur në Butrint si element dekorativ i mozaikëve. Historikisht kjo pemë kultivohej në pjesën ballore të shtëpive: në oborre, në portën kryesore, rrëzë mureve të gurtë rrethues, për një pamje sa më të bukur. Së bashku me shegën, aty rriteshin lule të ndryshme, që zbukuronin shtëpitë si një parajsë bimore. Në fshatra, ende ruhet dhe ka filluar të ripërtrihet kjo traditë. Mbi të gjitha në këtë dekor unik, dallohet shega, si një bimë e brishtë, bukuroshe e përjetshme.

Shegët e rralla Shqiptare

Shqipëria është me fat. Në vendin tonë rriten shumë lloje, forma apo hibride shegësh, të cilët kanë emërtime të ndryshme sipas zonave ku ato kultivohen. Kështu veçojmë shegën Devedishe dhe Tivaresha e Shkodrës, shega e Elbasanit, e Lëzhës, Beratit, Gjirokastrës, Delvinës etj. Por vitet e fundit është rritur shumë kërkesa për shegët Devedishe, të ëmblat plot vlera të Shkodrës.

Shega Devedishe është shumë e përhapur në Veri por edhe në disa zona të tjera. Emërtesat janë të ndryshme sipas zonave, si Devedyshe, Dividishe etj. Lorenc Çoba, fermer në zonën e Shkodrës, thotë për AgroWeb.org se së fundmi ka rritur ndjeshëm kultivimin e shegëve Devedyshe, pas kërkesës së lartë për eksport.

Në Veri, sidomos në Shkodër njihet edhe Tivaresha, e cila ka frut të madh aq sa një kokërr mund të arrijë 700 gramë. E ëmbla e Çarshovës është një tjetër shegë me origjinë nga Çarshova e Përmetit. Është e përhapur në Gjirokastër, Tepelenë dhe Delvinë. Rritet deri në 3 metra lartësi dhe kokrrra mesatare 150-200 gramë.

Shega piqet në muajin tetor dhe vjelja bëhet pak më përpara që të mund të mënjanohet caja e frutave nga rreshjet e para të vjeshtës. Shegët ruhen në temperature të freskëta 2 deri 3 gradë Celcius. Prodhimi i shegëve është shndërruar në një burim të mirë të ardhurash për fermerët pasi. Kjo pasi janë hapur tregje të reja e të pa fund, dhe si rjedhojë kërkesat janë të mëdha.

Vlerat shëndetësore të shegës dividishe

Parandalimin e sëmundjeve të zemrës
Forcimin e imunitetit
Parandalimin e plakjes së organizmit dhe lëkurës
Parandalimin e qelizave të dëmshme në organizëm
Për uljen e kolesterolit në gjak
Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore
Gjyshet shqiptare, kur fëmijët sëmureshim nga gripi apo i ftohti, u jepnin lëng shege

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME