Categories Lajme

“Konsumoni vezë dhe mish, nuk ka asnjë rrezik”, ministria e Bujqësisë: Ka pasur vetëm raste të gripit tek shpendët e oborrit. Tashmë janë asgjësuar!

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë një njoftim sa i përket situatës së gripit të shpendëve në Shqipëri, ku shkruhet se së fundmi ishin identifikuar vetëm disa raste të rralla në shpendët e oborrit. Duke shtuar më tej se ishte bërë asgjësimi i rasteve dhe dezinfektimi i ambientit.

Në njoftim thuhet se nuk kishte asnjë rrezik nëse qytetarët konsumonin mish dhe vezë të skuqura në temperaturë më të lartë se 70 gradë.

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë për gripin e shpendëve në Shqipëri:

Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, vazhdon monitorimi i kujdesshëm nga veterinerët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Gjatë ditëve të fundit janë konstatuar raste sporadike të shpendëve të oborrit, si dhe një pelikan, të cilët janë asgjësuar dhe zonat janë në proces desinfektimi.

Në përputhje me Planin e Kontigjencës, në zonën e mbrojtur 3 km dhe në zonën e mbikëqyrjes 10 km është kontrolluar territori dhe fermat. Nga kontrolli i kryer nuk janë konstatuar shpendë të tjerë të sëmurë apo të ngordhur. Veterinerët zyrtarë nga kontrolli i fermave nuk raportojnë për marrje mostrash pasi nuk kanë patur dyshime. Vazhdon monitorimi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Theksojmë se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius.
Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME