Categories Lajme

Kontributi 1 milion euro i (pa)dhënë nga Pacolli, reagon biznesmeni: Ja kush po na pengon

Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit të publikuar në faxweb.al se ende nuk ka derdhur 1 milion euro kontribut të premtuar për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit tr agjik me 51 vi ktima të 26 nëntorit.

Deklarata është dhënë nëpërmjet zëdhënësit të familjes Pacolli ku është sqaruar se biznesmeni kosovar po pret përfundimin e planit hapësinor dhe se qeveria shqiptare i ka komunikuar se është më mirë të punohet në një kornizë të vetme se sa me projekte të veçuara.

“Në fakt, Autoritetet shqiptare informuan Pacollin se punimet mund të fillonin vetëm pas përfundimit të planit hapësinor që ishte kontraktuar në Itali. Duke ditur vëllimin e punës dhe ritmin e ekze kutimit të kompanisë italiane, Pacolli kishte shprehur shqetësimin se mund të rezultojnë vonesa të patolerueshme. Z. Pacolli u rekomandua nga autoritetet që të prisnin derisa të përfundojë planin urbanistik. Ai nuk pat dhe nuk ka të ndalur të kontaktuarit autoritetet shqiptare, ministrat e përfshirë në këtë çështje, kryeministrin Rama, kryebashkiakun etj për të dhënë kontributin e tij në punë dhe në natyrë. Ky kontribut është edhe më i lartë se vlera e deklaruar prej 1 milion euro“- u shpreh zëdhënësi i familjes Pacolli.

Familja Pacolli është përgatitur për fillimin e ndërtimit të banesave, ndërsa pret vetëm dritën jeshile të autoriteteve shqiptare.

“Familja Pacolli është ende në pritje të përfundimit të këtij plani dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare çdo ditë për ta marrë dritën jeshile për të realizuar projektin në Thumanë. Janë të shumta letrat drejtuar autoriteteve në të cilat ai kërkon fillimin e punimeve. Pacolli ka bërë të gjitha përgatitjet, nga projekti deri tek porosia e materialeve për të kryer këtë dhurim. Shpresojmë që ky ngërç të ketë mbaruar, autoritetet të mundësojnë fillimin e punës në Thumanë” – përfundoi zëdhënësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME