Categories Lajme

Kontrolle të IKMT në gjithë territorin, Balla: S’do lejohet asnjë ndërtim pa leje apo mbetje në anë të rrugëve

Strukturat shtetërore të mbrojtjes së mjedisit do të ndalojnë dhe godasin me forcë çdo ndërtim apo ndërhyrje pa leje, anës akseve kombëtare dhe pikat kufitare. Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të garantojë mbrojtjen e territorit dhe të peizazhit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë rrugëve. Kjo duke pasur në konsideratë ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, si dhe mbrojtjen e përbërësve të mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër ose zhvillim të kundërligjshëm.

“Arsyeja pse jemi këtu është që të konfirmojmë se e mbështesim biznesin, ta vazhdojë punën, por të keni një afat kohor për ta përshtatur punën sipas lejes mjedisore, për të mos dëmtuar qoftë mjedisin, por edhe pamjen e rrugëve në Shqipëri, sytë e përdoruesve të rrugës, të turistëve të mos kenë qasje me këtë pamje që shohim këtu”, tha Balla gjatë një inspektimi në aktin Tiranë – Durrës. IKMT dhe Policia e Shtetit kanë nisur një kontroll të plotë të gjithë territorit, mbi bazën e një akti normativ për pastrimin e gjithë rrugëve të vendit dhe pikat doganore.

Deri tani në disa pika doganore janë hequr 55 tabela, të cilat i japin territorit një pamje tjetër. Kreu i IKMT-së Ervin Hoxha tha se plani nuk është dëmtimi i biznesit, por identifikimi, sensibilizimi e ndëshkimi i veprimtarisë së paligjshme. Ky aksion do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME