Categories Lajme

‘Kopshtarë’ të kanabisit, gjykata jep masën e sigurisë për 4 shqiptarët në Britani!

Katër të rinj shqiptarë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe u kapën duke punuar në një fermë kanabisi të ndërtuar në një hotel të braktisur në Aboyne u dënuan me nga dy vjet burg nga një gjykatë në Skoci.

Në gjykatë u tha se punonin si “kopshtarë” për të kultivuar drogë për të shlyer borxhet ndaj bandave të krimit të organizuar shkruan gazeta skoceze The Press and Journal.

Fabio Marku 28 vjeç, Arjel Leshi 24, Gelvis Xhepa 26 vjeç dhe Donald Xhepa 29 vjeç, u arrestuan prej 16 janar të këtij viti kur dhe u zbulua ferma e kanabisit, prodhimi i së cilës nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 400 mjijë paund.

Si u zbuluan:

Një arkitekt i cili kishte shkuar për të kryer disa punime në hotelin e braktisur kishte zbuluar se bravat godinës ishin ndërruar dhe më pas kishte parë dhe bimë kanabisi. Menjëherë kishte njoftuar policinë e cila kishte gjetur shqiptarët në një nga dhomat e hotelit me 50 dhoma gjumi.

Në gjykatën Aberdeen Sheriff të Skocisë policia konfirmoi se nuk kishim të bënim me një rast trafiku njerëzish por se ata kishin shkruar vetë me dëshirën e tyre për të punuar.

Avokati mbrojtjës i Fabio Markut i tha gjykatës se klienti i tij kishte hyrë ilegalisht dhe se kur i ishte ofruar punësimi në Skoci kishte një borxh prej 15 mijë eurosh.

“Për shkak të situatës në të cilën u gjend, ai e pranoi atë mundësi punësimi,” tha Patrick Brelhany.

Ndërsa për Arjen Leshin, avokati mbrojtjës tha se klienti i tij kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë. Por është gjendur në Skoci e gjeti gjetur veten të përfshirë në këtë punë.

Edhe për Gelvis Xhepën, avokati mbrojtjës tha se ishte mashtruar duke i thënë se do të shkonte për të lyer dhe rregulluar hotelin por më pas ishte përballur me një tjetër realitet. Për Donald Xhepën avokati tha se i riu kishte shumë marrë borxh për të shkuar atje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME