Categories Lajme

Korçë, 3 aksidente brenda ditës

Foto ilustruese

Në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Bitinckë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Citroen” me drejtuese shtetasen I.R, banuese në Korçë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy pasagjere në mjet shtetaset D.H dhe R.H, të cilat ndodhen për mjekim në Spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.

Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, janë përplasur një mjet mikrobus tip “Benz” me drejtues shtetasit F.Z. dhe mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Sh.D., ku për pasojë është dëmtuar shtetasja V.D, pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Rëmenjit” janë përplasur mjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin A.Zh, me një ciklomotor me drejtues shtetasin Sh.S, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupet hetimore në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME