Ditën e sotme në Korçë u regjistruan 30 raste të reja me koronavirus. Në rastet e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, rezultojnë të infektuar 2 mësues në Korçë dhe 1 mësues në Maliq si dhe një pedagog në Universitetin Fan Noli. Nuk dihet nëse mesuesit e infektuar japin mësim në shkollat 9-vjeçare apo në të mesme. Ndërsa mësohet se pritet zëvendësimi i tyre me të tjerë mësues nga portali deri në negativizimin e mësuesve të infektuar. Këtë të martë në të gjithë vendin u raportuan 301 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit.
Categories
Covid-19
Korçë/ 30 raste të reja me COVID-19! 3 mësues dhe një pedagog i universitetit ‘Fan Noli’ rezultojnë pozitiv
