Një automjet është djegur, pak pas mesnate në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë rreth orës 01.00. Sipas policisë mjeti ka qënë i parkuar në banesën e një shtetasi i cili nuk rezulton problematik ndërsa ende nuk dihet nëse flakët që kanë përfshirë mjetin janë shkaktuar në mënyrë aksidentale apo të qëllimshme. Ekspertët ndërkohë po bëjnë kqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet.
Categories
Lajme
Korçë, Digjet gjatë natës makina
