Categories Lajme

Korçë, fermerët i hedhin mollët në kanal: Shteti nuk na ndihmoi

Mollët kanë zgjedhur t’i hedhin në kanal dhe një pjesë e fermerëve të Dvoranit në Korçë të marrin rrugën e emigrimit. Ata shprehen për Syri Tv se nuk kanë gjetur treg për shitjen e mollës dhe hedhin akuza ndaj shtetit që është treguar indiferent për problemin e tyre

Fermerët e Dvoranit kanë zgjedhur që prodhimin e mollëve ta  hedhin në kanal pasi nuk ka treg, ndërsa një pjesë e tyre kanë zgjedhur të braktisin vendin dhe të emigrojnë. Ndonëse një situatë e përsëritur, me ironi një fermer thotë se nuk pati prodhim dhe kjo e lumturoi pasi tregu është i vështirë për t’u siguruar.

Një e moshuar mes lotëve tregon se i biri me familjen u largua pasi nuk mund të jetonte me të ardhurat nën kosto të cilat merrte nga prodhimi dhe shitja e mollës.

E ndërkohë dhjetëra fermerë të fshatit Dvoran në Korçë i kanë sharruar mollët. Pjesa më e madhe e tyre i kanë hedhur në kanale e ka nga ata të tjerë që kuptojnë se shteti është inekzistent, pasi molla në pamundësi për t’u shitur ka mbetur stok në magazina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME