Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja duke shuar zjarrin në makinë.
Mësohet se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur ka rënë zjarr. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar ndërsa dyshimet e para janë për një defekt teknik. Nga ana e policisë vijojnë hetimet.


