Categories Lajme

Korçë/ Tregtarët protestojnë kundër fermerëve: Shumica na shet me kile, duam takim me kryetarin (VIDEO)

Protestës së fermerëve të cilët duan të shesin mallra me pakicë, i janë kundërpërgjigjur tregtarët e tregut agro-ushqimor të Elbasanit. Ata janë grumbulluar para bashkisë Korçë ku kërkojnë takim me kryetarin Sotiraq Filo. Ata kërkojnë që të tregu i shumicës të mos shesë mallra me pakicë, të ulen taksat dhe tarifat ndaj tyre.

“Sot protesta jon është për shumë arsye. Tregu i shumicës na shet me kile. E bllokuan një javë dhe pastaj filluan sërish të shesin me kile. Ish-tregu po hapet. Një pjesë janë jashtë rregullave. Duam takim me kryetarin. Bëmë takim më herët dhe na tha se do i zgjidhin këto probleme. Nuk i zgjidhën akoma. Në muajin gusht i lamë se thanë se ishin me pushime. Në atë treg nuk po nxjerrim asnjë qindarkë. Shumica të mos shesë më me kile. të ulet taksa dhe tarifa.

Të mbyllet shumica. Se e kanë lënë të lirë. të hapet një rrugë që të na lidhë ne me markatën. Nuk ka shitje fare. ne e marrim mallin dhe ikim.

Të njëjtat probleme kemi të tërë. Në të gjithë botën shitet mall. Si do bëhet si do rrojmë ne”, thonë disa nga tregtarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME