Categories Lajme

Korçë: Vidhnin banesa e biznese, shoqerohet i mituri

Një 17-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u kap duke vjedhur në banesën e një shtetasi në qytetin e Korçës. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, pasi akuzohen se janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 17 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 20 vjeç dhe R. Sh., 17 vjeç, banues në Korçë”.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerët janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës, në lagjet nr 1, 3, 4, 6, 10, 12 dhe 18, ku në banesat, dyqanet dhe magazinat e qytetarëve të ndryshëm janë vjedhur materiale ndërtimi, instalime elektrike e hidraulike, sasi lekësh, televizor, bizhuteri të ndryshme dhe orendi shtëpiake, një pjesë e të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. Forcat e policisë arrestuan në flagrancë 17 vjecarin duke vjedhur në banesën e shtetases D. F., në lagjen nr. 11. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME