Categories Lajme

Korçë, Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”

Korçë, Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e organizimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sekuestrohen një celular që përdorej për vendosjen e basteve sportive dhe një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të fatit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Q., 46 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, në lagjen nr. 10, Korçë, këtij shtetasi iu gjet një celular që dyshohet se përdorej për organizimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu në banesën e tij, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me telefonin.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME