Categories Lajme

Koronavirusi ‘gjunjëzon’ Korenë e Jugut, 26 viktima, nga 4,212 të infektuarit edhe një foshnje 45-ditëshe

Autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut kanë konfirmuar ditën e sotme katër viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 26 numrin e të vdekurve në vend.

Ndërkohë edhe Forcat e Armatosura të Koresë së Jugut konfirmuan disa raste të reja që përfshijnë personelin ushtarak duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve brenda forcave të armatosura në 28. Numri i të infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar në 4,212.

Pacienti më i ri i infektuar me koronavirus në Korenë e Jugut është një foshnjë 45-ditëshe, prindërit e të cilit gjithashtu janë mbartës të virusit, shkruan CNN.

”Foshnja rezultoi pozitive në 29 shkurt. Nëna e tij rezultoi pozitive në të njëjtën ditë, dhe babai i tij tashmë ishte konfirmuar me koronavirus më 27 shkurt”, tha guvernatori krahinor Gyeongsang i Veriut Lee Cheol-woo.

Babai i foshnjës nuk është anëtar i grupit fetar Shincheonji, siç raportohet nga shumë media.

Trajtimi në komunitet: Koreja e Jugut po cakton disa qendra të trajtimit të komunitetit për rastet e konfirmuara të koronavirusit me simptoma të buta dhe kushte shëndetësore më pak serioze, në përpjekje për të siguruar trajtime të duhura mjekësore për pacientët me kushte serioze. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME