Categories Lajme

Vdekja e 5 vjeçarit në Shkozë, familjarët akuzojnë bashkinë për mungesën e sigurisë

Gjetja e trupit të pajetë të 5 vjeçarit në kanalin pranë banesave sociale në Shkozë, ngriti shqetësimin për rrezikun që u kanoset çdo ditë fëmijëve dhe banorëve të kësaj zone. Jo vetëm i parrethuar por  kanali edhe i mbushur me mbetje që mbartin infeksione të shumta. Familjarët kërkojnë ndërhyrjen sa më parë të bashkisë së Tiranës.  

Ky është kanali  në të cilin u gjet trupi i pajetë i 5-vjeçarit Klodian Hashimi, i cili u shpall i zhdukur rreth dy javë më parë. Ndërkohë që banorët shprehen se ky mbetet një rrezik për të gjithë fëmijët e kësaj zone.

Për këtë ngjarje familjarët drejtojnë gishtin e përgjegjësisë tek bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë për ndërtimin e murit rrethues, pavarësisht kërkesës së tyre.

Ata shprehen se ky kanal është kthyer në një rrezik për të gjithë fëmijët që luajnë pranë tij, jo vetëm për shkak thellësisë por edhe përhapjes së infeksioneve nga mbetjet.

“Këta ndërtimet i lënë gjysma gjysma dhe ikin, por do të kenë probleme. Janë mbi 60 famije, fëmijët luajnë këtu. Pas këtij mund të shkojnë edhe 1 edhe 2. Kjo pjesa duhet mbyllur dhe ndërmarrja duhet të japë përgjigje”

Gyshi i 5 vjeçarit thotë se kërkimet e policisë nuk ishin efektive, ndërsa denoncon edhe dhunën e ushtruar nga efektivë të policisë të cilët akuzoni familjarët se e kanë trafikuar Klodianin.

“Kur kemi shkuar në polici kanë thënë që e keni shitur djalin. Po pse shitet fëmija?!”

Trupi i pajetë i fëmijës së madh të familjes Hashimi u gjet nga  bashkëmoshatarët e tij. Ndërkohë që thirrja e banorëve të kësaj zone është drejtuar bashkisë së Tiranës që përveç shfaqjeve propaganduese për kushte të mira ndaj komuniteti romë të ofrohet edhe siguria e jetës për këta banorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME