Categories Lajme

Koronavirusi i ri anglez bën ‘xhiron’ e botës, cilat janë shtetet që sot raportuan rastet e para

Franca, Suedia dhe Japonia konfirmuan rastet e para me variantin e ri të koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Një francez që jeton në Angli, ka dalë pozitiv në variantin e ri më 25 dhjetor, tha Agjencia e Shëndetit Publik e Francës. Në deklaratën për media thuhet se ai nuk ka simptoma dhe se është në vetizolim.

Disa vende të tjera evropiane kanë raportuar po ashtu raste të variantit të ri, i cili duket të jetë më ngjitës sesa koronavirusi origjinal, por jo edhe më vdekjeprurës. Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu kanë thënë se nuk ka prova se varianti i ri do të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Ministri japonez i Shëndetësisë, Norihisa Tamura, tha të premten vonë se pesë njerëz janë dërguar në karantinë, pasi është konfirmuar se ata janë të infektuar me variantin e ri. Të pestit kanë arritur në Japoni përpara se ky vend të vendoste një ndalesë të përkohshme për vizitorët e huaj nga Britania.

Aktualisht, vetëm shtetasit japonezë dhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi lejohen të hyjnë në Japoni dhe ata duhet të kalojnë karantinën e detyrueshme prej 14 ditësh pas mbërritjes. Njoftimi për shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit në Britani ka bërë këtë javë që disa vende në botë t’i ndërpresin përkohësisht fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Varianti i ri i koronavirusit u zbulua ditën e sotme edhe në Suedi. Ishte pikërrisht një udhëtar i ardhur nga Mbretëria e Bashkuar u sëmur pas mbërritjes në Suedi dhe rezultoi pozitiv, tha të shtunën Agjencia Suedeze e Shëndetësisë. Zyrtarët thanë se udhëtari, i cili nuk është identifikuar me emër, është mbajtur i izoluar pas mbërritjes në Suedi dhe se deri tani nuk është zbuluar asnjë rast tjetër pozitiv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME