Categories Lajme

Koronavirusi/ MSH jep të dhënat e fundit: 8 rastet e dyshuara mbrëmë dolën negativë. Udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura të telefonojnë në këtë numër

Ministria e Shëndetësisë deklaron se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjiencës Epidemiologjike, Eugena Tomini, tha se mbrëmjen e kaluar ka pasur tetë raste të dyshuara, të cilët pas analizave kanë rezultuar negativ

Ndër të tjera, ajo iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë sa më shumë kujdes me higjienën personale, ndërsa shtoi se maskat duhet të përdoren vetëm në rastet kur personi është i infektuar ose kur ka kontakte me njerëz të prekur.

“Kemi shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 8 raste të dyshuar, që kanë rezultuar negativë. Personat që vijnë nga vendet e prekura nga virusi duhet të telefonojnë në numrin 127. Ju këshillojmë të gjithë qytetarëve të përdorin bërrylin, për të mos përdorur dorën. Të minimizojmë prekjen e gojës, hundës. Të përdoren maska vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte me persona të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës, kur nuk jeni të sëmurë dhe nuk keni kontakte me persona të prekur.

Të gjithë rastet që kanë ardhur nga Kina janë monitoruar nga ana jonë, si është karantinimi, deri në një moment të dytë të situatës. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet. Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur. Nëse vijnë nga vendet, ku Italia ka vendosur karantinim, ata udhëtarë nuk dalin nga karantina. Shpresojmë që edhe kjo virozë të ketë një tendencë në ulje me rritjen e temperaturave. Diagnoza bëhet në laboratorin e Inspektorit të Shëndetit Publik dhe rezultati i analizës del për 8-12 orë. Kemi dyfishimin e respiratorëve. Ky dyfishim përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”, deklaroi Tomini. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME