Categories Sport

Kosova i rrëmben talentin Kombëtares shqiptare

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti ka vendosur që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Ai, pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, e ka nënshkruar shkresën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve. Sahiti është sulmues anësor dhe aktualisht është duke kaluar formë shumë të mirë në kampionatin kroat. Në këtë edicion ai ka luajtur në 18 ndeshje me Hajdukun, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, teksa ka kontribuar me 2 gola dhe 2 asistime.

Emir Sahiti në të kaluarën ka luajtur për ekipin Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë, kurse tani dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën. Presidenti Ademi e përgëzoi Emir Sahitin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në kampin e Dardanëve, me shpresë që viti 2022 do të jetë vit i sukseseve të përbashkëta. Emir Sahiti u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin qoftë në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e Dardanëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME