Categories Lajme

Kosovarët në Shqipëri jo vetëm për plazh, 250 biznese vetëm në Shëngjin

Shqiptarët nga Kosova nuk vijnë vetëm për pushime në vendin tonë. Një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur ta shfrytëzojnë verën si një periudhë për të bërë biznes. Në Shëngjin numërohen 250 biznese sezonale në fushën e shërbimeve që administrohen nga shtetas kosovar. Ata thonë se kanë një kulturë të përbashkët me zonën dhe pushuesit, ndaj edhe mundësojnë produkte që serviren në vendin e tyre.

“Mikëpritja ka qenë në nivel të duhur nga vendi dhe mbi të gjitha na kanë respektuar. Na lindi ideja se ne kemi vuajtur shumë për këtë Shqipëri të madhe. Kemi pas dhe kemi qejf sa më shpejt të bashkohemi. Derisa të kem jetë nuk lëviz nga këtu.”

Shqetësim për sipërmarrësit kosovarë dhe vendas në Shëngjin mbetet sezoni turistik mjaft i shkurtër. “Të zgjasim biznesin pak më shumë. Ta hapim biznesin përshëmbull me 1 maj deri në tetor dhe jo në qeshor. Duhet shteti pak të investojë, të jetë pastërtia më e madhe”. Sipërmarrësit kërkojnë që të ketë edhe paketa turistike si në vendet e zhvilluara në mënyrë që pushuesit e huaj të gjejnë një shërbim të kompletuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME