Categories Teknologji

Kosovari në Gjermani shkatërron BMW-në e tij në aksident dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Policët kanë ndaluar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”. Një kosovar, drejtues i një makine BMW, ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka “aterruar” në një rrëzë pylli në rrugën në mes të lokaliteteve Wohlen dhe  Bremgarten. Kosovari 26-vjeçar, pas shkaktimit të aksidentit, ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë makinën e dëmtuar rëndë. Por, policët e kanë gjetur shkaktarin e aksidentit në vendbanimin e tij, shkruan “aargauer Zeitung”.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të sotëm (25 dhjetor). Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit. Atje kanë takuar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”, siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj.

Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari. Prokuroria Publike Muri-Bremgarten i ka bërë 26-vjeçarit një testim të urinës dhe gjakut, përcjell albinfo.ch. Policia Kantonale ia ka konfiskuar atij patentën e shoferit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME