Categories Lajme

Kosovë/ Mbi 3 mijë raste aktive me COVID

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID në Kosovë, numri i rasteve pozitive deri më tash me këtë virus ka shkuar në 13 mijë e 910. E 10 mijë e 300 persona kanë arritur që ta mposhtin virusin korona.Por janë 551 persona të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), 3 mijë e 59 janë raste aktive. Në raportin e IKSHK-së, për 24 orë janë shënuar 119 raste të reja, ndërsa u raportua për 3 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059”, thuhet në raportin e IKSHPK-së. Numrin më të madh të rasteve të reja sërish janë në Komunën e Prishtinës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME