Categories Covid-19

Kosovë, numri i infektimeve të reja mbetet në nivele të larta

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 11 qytetarë, si dhe janë regjistruar 561 raste pozitive nga 1357 testime të kryera. Njoftimi i plotë: 884 TË SHËRUAR DHE 561 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 269 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste, Malishevë 9 raste, Shtime 8 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Skenderaj 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Gjakovë dhe Kllokot. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME