Categories Lajme

Protestuesit tentojnë të futen në Ministrinë e Brendshme

Degjeneron në dhunë protesta para Ministrisë së Berendshme, dhjetra të rinj janë përplasur fizikisht me efektivat e policisë.

Protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë tentuar të shqyejnë derën e Ministrisë. Forca shtesë të policisë kanë rrethuar godinën.

Protestuesit e revoltuar kanë tentuar të hyjnë në godinën e Kryeministrisë, çka ka bërë që forcat speciale të policisë, të pajisur me mjete mbrojtëse, të rrethojnë menjëherë godinën.

Ata kanë larguar protestuesit nga shkallët poshtë zyrës së Edi Ramës, ndërkohë që protesta ka vijuar dhe protestuesit bëjnë thirrje për drejtësi dhe dorëheqje të Sandër Lleshajt, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjeve, poshtë zyrës së Edi Ramës dhe më pas e kanë rrëzuar pemën.

Kujtojmë se Kryeministri Rama, gjendet prej ditësh në SHBA, ku ka deklaruar se po kërkon vaksinën. Ai nuk ka bërë asnjë prononcim për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Tiranë, por është pikasur nëpër dyqane dhe rrugët e Manhatanit në New York.

Protestuesit fillimisht protestuan në Ministrinë e Brendshme, ku pati edhe përplasje mes tyre dhe policisë dhe më pas u zhvendosën përballë Kryeministrisë

Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, janë zhvendosur te Kryeministria.

Në një moment disa individë kanë tentuar që të rrëzojnë edhe pemën e Krishtlindjeve të vendosur anash Kryeministrisë. Më pas pemës së Krishtlindjeve i është vënë flaka. Megjithatë protestuesit janë ndalur dhe pema nuk është djegur plotësisht.

Në duar, e reja mbante një flamur kuqezi, duke u shprehur se e mbante për gj akun e vëllait të saj të vr arë.
TIRANË– Motra e Klodian Rashës, Bora, ka protestuar për vr asjen e vëllait të saj nga Policia e Shtetit. Në duar, e reja mbante një flamur kuqezi, duke u shprehur se e mbante për gja kun e vëllait të saj të vr arë.

“E kam një flamur të kuq në dorë për gj akun e vëllait që më ka vd ekur,”-u shpreh e reja në protestë.

https://streamable.com/h39av9

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME