Categories Sport

Shkëlqejnë Vllaznia dhe Kukësi, Dede dhe Apolonia marrin fitoret e para!

Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore ishte dita e skuadrave udhëtuese. Tri fitore në udhëtim dhe vetëm Apolonia arriti të merrte tri pikët në shtëpinë e vetë teksa mposhti 1-0 Skënderbeun duke siguruar fitoren e parë.

Fitore të thjeshtë me goelada për Vllazninë dhe Kukësin që u konfirmuan si dy skuadrat e momentit në kryesore dhe me meritë ndajnë mes tyre vendin e parë dhe të dytë, ndërkohë që pas 5 ndeshjesh në krye të Tiranës mori fitoren e parë Nevil Dede, me bardheblutë që u rikthyen te suksesi që pas atij triumfi ndaj Kukësit në javën e parë, teksa triumfuan 0-1 në një fushë të vështirë si ajo e Laçit.

Vllaznia u konfirmua edhe njëherë tjetër se këtë sezon do të luftojë për objektiva madhorë, pasi ruajti vendin e parë në kuotën e 16 pikëve pas javës së 7-të, teksa arriti të fitonte në mënyrë spektakolare ndaj Kastriotit në Kamëz me shifrat 0-3, një fitore e thellë ndaj një ekipi që nuk kishte humbur më parë në këtë sezon.

Vllaznia e gjeti epërsinë pas vetëm disa sekondash me Dungan, ndërkohë që në të 18-ën Dilaver dyfishoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i Besir Demirit që vulosi suksesin e shkodranëve. Shumë të thjeshtë e pati edhe Kukësi i Gegës në transfertën ballshiote ndaj Bylisit ku siguroi fitoren e 4-t radhazi në kampionat dhe u ngjit përkohësisht në vendin e 2-të me 13 pikë. Eze zhbllokoi shifrat pas vetëm 2 minutash lojë, ndërkohë që Ibraimi me një gol fluturimthi në pjesën e parë i çoi shifrat në 0-2.

Pak para fundit shënoi edhe Vesel Limaj me 11-metërsh. Laçi pa trajner në stol me Stavri Nicën që nuk ishte i pranishëm në stadium u thye nga një supergol i Idi Bathës, që erdhi fill disa sekonda pasi Laçi kishte shpërdoruar një 11-metërsh me Nëabuzen për një prekje të topit me dorë nga Vangjeli brenda zone, me topin që u dërgua në këndore nga Visar Bekaj. Mori fitoren e parë në kampionat Apolonia që iu largua vendit të fundit falë suksesit 1-0 ndaj Skënderbeut në Loni Papuçiu, një fitore që erdhi me një gol të realizuar nga Gjata me penallti në minutën e 79-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME